Site icon Telegrafi

8 stimulime seksuale

I ftohtë

Lëpi ngadalë thithat e tij dhe pastaj stimuloji më shumë, me frymën tënde. Në vend që të praktikosh seksin në mënyrën klasike, bëje në kuzhinë, para portës së hapur të frigoriferit. Ndjesia eksituese e kurrizit tënd të zbuluar, bashkangjitur ngrohtësisë së trupit të partnerit
tënd, do të veprojë si stimulues. Vendos në frigorifer peceta të lagura. Kur të mbaroni dhe
të jeni të dy të djersitur, fërkojeni lëkurën me to, për t’u freskuar. Këto janë taktika më
të përshtatshme në stinën e verës.

I ngrohtë

Gjatë lojërave paraprake, fërkoji pëllëmbët e duarve disa sekonda për t’i ngrohur dhe
masazho me to kofshët e partnerit, duke formuar rrathë. Prekja jote e nxehtë do të
çmpijë muskujt e tij dhe do ta sjellë në formë. Ndërkohë që jeni të dy lakuriq dhe para se të kaloni në veprim, shtrihu me kurriz në shtrat, mbulohu me çarçaf dhe kërkoji të qëndrojë mbi ty. Ndjesia e dy trupave tuaj lakuriq, të ndarë vetëm nga një cohë e hollë, do të bashkojë ngrohtësinë trupore, duke e shtuar edhe më shumë dëshirën.
Pas seksit, shoqëroje te dushi dhe lër ujin e ngrohtë të rrëshqasë mbi trupat tuaj. Pas
orgazmës, lëkura është më e ndjeshme dhe presioni i ujit vepron gati si një korent elektrik.

I ëmbël

Vendos disa karamele në pjesën e sipërme të kofshës, që ai t’i kafshojë. Kërkoji partnerit që të hedhë pak panë mbi gjinjtë e tu dhe pastaj t’i lëpijë. Përbërja kremoze dhe e ftohtë,
bashkangjitur me ndjesinë e gjuhës së tij të nxehtë do të të japin një ndjesi të papërshkruar. Vizatoni kryqe akulloreje mbi zonat e tij erogjene (qafë, kërthizë) dhe pastaj lëpijini me radhë.

Gudulisës

Kur të bëni dashuri fut gishtat e tu në flokët e tij dhe shkuli lehtë ose “gërvishti”
lëkurën e kokës pa i shkaktuar dhimbje. Në të njëjtën kohë, puthe me forcë. Merr krehësin tënd (më të butin që ke), ndërkohë që ai është shtrirë me kurriz dhe
kaloja lehtë në brinjët e tij, ku lëkura është shumë e ndjeshme. Kërkoji të kalojë gjuhën në ato pjesë të trupit ku lëkura është më e hollë: Pjesa e brendshme e parakrahut, e
gjunjëve, pas veshit…

Mmmmm

Kur të jesh ti sipër, përkulu pas dhe rrëshqit lehtë thonjtë në zonën e tij V (aty ku bashkohen muskujt e barkut dhe ijët). Do të krijosh një lloj korrenti elektrik që do t’i
përshkojë gjithë trupin. Kur ambienti të fillojë të nxehet, jepi një të pickuar të
lehtë në prapanicë.

Pamor

Qëndroni në këmbë dhe ti mbështet kurrizin pas gjoksit të tij. Kërkoji që të të përfshijë me krahët e tij, në mënyrë që të shohësh vetëm duart e tij.

Shumë seksi!

Kur të jesh ulur sipër tij, rrotullohu ngadalë, derisa të shohësh këmbët e tij. Do të prekni zona të reja erogjene. Uluni ballë për ballë dhe ti rrethoji trupin me këmbët e tua dhe kërkoji edhe atij të bëjë të njëjtën gjë. Më pas kërkoji që të vërë duart e tij nën të pasmet e tua dhe të të ngrejë dhe ulë ritmikisht. Do të mbani kontaktin vizual dhe ti mund ta përqafosh, duke ndjerë frymën e tij mbi qafën tënde. Përveç kësaj, do të të shtohet edhe
ndjesia e presionit të duarve të tij. Kur të ngrihesh nga shtrati pasi të keni mbaruar, qëndro para tij që ai të të shohë kur ti vesh të brendshmet shumë ngadalë.
Gjatë seksit mbaj një kollare me ngjyra të forta. Do ta përqendrosh vëmendjen e tij
te gjoksi yt dhe do të arrish të “krijosh” një marrëdhënie seksuale spektakolare.

Intensiv

Nëse secili prej jush do të vërë kufje për të dëgjuar këngë ritmike, ndërkohë që bëni
dashuri, do të jetë sikur jeni në dy botë të ndryshme në të njëjtën kohë. Ndërkohë që ai të bën kunilingus, kërkoji që të vendosë duart nën të pasmet e tua dhe t’i masazhojë. Stimulimi në të dyja drejtimet do të shtojë eksitimin tënd. Disa sekonda pasi partneri
të ketë arritur orgazmën, shtrëngoja lehtë testikujt.. Do të bësh të mundur që të arrijë
një orgazme të dytë, megjithëse më të vogël se e para. Një këshillë: Meqë trupi i burrit
është shumë i ndjeshëm pas klimaksit, më parë përkëdhelja lehtë testikujt, për të parë si
reagon. Gjatë felacionit lëvizi duart e tua lart e poshtë për të shtuar kënaqësinë. Qëndro në pozicionin ulur (ti mbështetur te koka e krevatit) kur të bëni dashuri. Në këtë mënyrë, gjaku do të shkojë drejt pjesëve të tua intime dhe ti do të kesh në dorë kontrollin e situatës.

Me zjarr të ngadaltë

Gjatë lojërave paraprake drejtoje dorën e tij drejt gjoksit tënd, që të bëjë rrathë të mëdhenj mbi lëkurën tënde. Kërkoji që të bëjë rrathë gjithnjë e më të vegjël derisa
të përqendrohet tek thithat e tua. Një mënyrë tjetër për të praktikuar seksin oral: Duart e tua luajnë me organin e tij, ndërsa gjuha, me testikujt. Kur të kalojnë 2-3 minuta, ndërroji duart me gjuhën. Ky stimulim do ta eksitojë shumë. Në pozicionin nga pas, në vend që të lëvizësh para-prapa, lëviz anash. Herën tjetër, kur të jesh ti sipër, ndalo disa sekonda dhe kontrakto këmbët, të pasmet dhe muskujt e barkut. Kështu nuk e lejon që të të penetrojë deri në fund për disa sekonda. Pastaj, relaksoji muskujt krejtësisht. Pika jote G ndodhet në 1/3 e parë të kanalit vaginal dhe kështu, penisi i tij do ta stimulojë më shumë këtë zonë, duke bërë që të arrish një orgazëm të paharrueshme.
Shumë gjëra që përmirësohen nëse u shton akull: Stridhet, koktejet dhe, besoje apo jo, në to bën pjesë edhe seksi. E dimë se çfarë je duke menduar. Si është e mundur që diçka kaq e ftohtë mund të nxehë jetën tënde seksuale? Gjithçka ka shpjegimin e vet dhe, në këtë rast, kur akulli prek lëkurën tënde, aktivizon sistemin nervor përgjegjës për ereksionin dhe dëshirën seksuale. Për të mos folur pastaj, për efektin surprizë…
Gati për t’u shndërruar në “Zonjën e akullt”?

Gjeste të nxehta me…AKULL!

Shije e ftohtë

Pse djemve u ikën truri kur shohin një vajzë që thith një lëpirëse? Sigurisht, sepse ky imazh u kujton diçka tjetër, shumë më të kënaqshme. Edhe lëpirja e akullit ka të njëjtin efekt. Kur të jesh në një bar ose restorant merr një kub akulli, vëre në gojë dhe thithe sikur kjo që po bën të jetë gjëja më e pafajshme në botë. Për të pasur më shumë efekt, lër që copa e akullit të duket në buzët e tua herë pas here. Të sigurojmë se partneri yt do t’ia kërkojë kamarierin llogarinë me shumë nxitim.

Masazh ia akullt

Shtoje temperaturën e ambientit me një masazh, ku të kombinosh akullin dhe esencën vajore. Hidh pak esencë në njërën dorë, fërkoji të dyja pëllëmbët e
duarve për t’i ngrohur dhe masazho shpatullat e partnerit. Pastaj, merr një kub
akulli dhe kaloje në të njëjtën zonë. Përsërite procesin në të gjithë kurrizin e tij dhe finalizoje te të prapmet.

Një 8-she e ngrirë

Kur të praktikosh seks oral me partnerin, përdor një kub akulli për të vizatuar një 8 në fund të barkut ose në pjesën e brendshme të kofshëve. Mundohu t’i bësh të dyja veprimet njëkohësisht, sepse kjo do t’i sjellë një kënaqësi të papritur.

Rrëqethje 

Tani është radha jote. Shtrihu me kurriz dhe përkëdhel zonat më të ndjeshme (prapa qafës, pas gjunjëve, thithat…) me një kub akulli. Pastaj, kërkoji partnerit që të ndjekë të njëjtën rrugë me gjuhën e tij. E ftohta do të stimulojë mbaresat
nervore të trupit tënd, ndërsa nxehtësia e gjuhës së partnerit do ta shtojë më tepër eksitimin. Pastaj, të sigurojmë se partnerit do t’i pëlqejë të të shohë si përkëdhel veten…

Shkrirje në gojë

Kalo një copë akulli në buzë për rreth 15 sekonda derisa t’i ndjesh buzët e ftohta dhe jepi partnerit një seancë seksi oral të paharrueshme. Kontrasti mes buzëve të tua të ftohta dhe gojës së nxehtë do të ndezë shqisat e tij. Nëse do, mund ta zëvendësosh kubin e akullit me një lugë akulli të grirë.

Exit mobile version