Hulumtimi i Ponemon Institute i bërë me 583 kompani amerikane thotë se 90 për qind e tyre janë sulmuar nga hakerët në 12 muajt e fundit.
Shumica prej këtyre kompanive thonë se sistemet e tyre kompjuterike janë thyer më shumë se një herë brenda vitit, ndërsa gjysma e tyre kanë thënë se nuk ndihen të sigurt se mund të përballojnë sulme të ngjashme në të kaluarën.
Gjetja më shokuese e këtij hulumtimi thotë se 65 për qind e përdoruesve të internetit kanë qenë viktima të krimit kibernetik, përmes viruseve, vjedhjes së kredit kartelave ose të dhënave të tyre personale të cilat janë të ruajtura online.
SHBA mban vendin e parë për nga përqindja e njerëzve që janë viktima të krimit kibernetik, me një mesatare që shkon deri në 73 për qind. / Telegrafi /