Telegrafi

65 biznese lokale përfituese të grantit komunal në Kamenicë, 22 prej tyre të udhëhequra nga gratë

Komuna e Kamenicës ka shpërndarë grantet komunale dhe nga buxheti i ndarë prej 108 mijë euro, 65 biznese janë përfituese.

“Me një buxhet të ndarë prej 108 mijë eurosh, komuna ndan grante për bizneset lokale”, tha kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, bëhet e ditur se prej bizneseve përfituese, 21 prej tyre janë biznese të udhëhequra nga gratë, kurse 44 nga burrat.

Kryetari Rahimaj është shprehur i lumtur që komuna po ndihmon në nisma të reja e rimëkëmbje ekomonike lokale. /Telegrafi/