Komuna e Ferizajt, pasditen e së mërkurës ka shpërndarë gjithsejtë 62 centrifugë dhe pajisje përcjellëse për bletarët e kësaj komune me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.
Burim Bajrami, drejtor i bujqësisë në komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se për këtë projekt komuna nga buxheti vetjak ka ndarë gjithsejtë 40 mijë euro.
“Kemi shpërndarë për bletarët tanë 62 centrifugë, këmisha, tymues e të tjera për bletarët e komunës sonë. Me këto investime dhe pajisje po përmbyllet furnizimi i gjithë bletarëve sa ka gjithsejtë komuna e Ferizajt. Nuk kemi bërë dallime, andaj kriteret për aplikim kanë qenë shumë të lehta. Pra si komunë dhe drejtori e bujqësisë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për t’i përkrahur bletarët por veçanërisht edhe fermerët e komunës sonë”, ka thënë Bajrami. /Telegrafi/