Telegrafi

60 Francez goditen nga HADOPI

Kaq pra janë Francez të cilët kishin vazhduar pas dy vërejtjeve pa leje të shkarkojnë përmbajtjet e mbrojtura dhe tani ata po përballen me ç’kyçje disa mujore nga Interneti, ndërsa i presin edhe dënimet financiare prej 1,500 euro.

Përveç atyre që mund të klasifikohen si “veteran të piraterisë”, aty janë edhe rreth 650,000 persona me një vërejtje dhe 44,000 me dy vërejtje. Sipas pohimeve qeveria franceze është mjaftë e kënaqur me mënyrën në të cilën po funksionon ky ligj, ndërsa ai po simpatizohet edhe nga kolegët britanik, kështu që në mesin e gjërave të mira (dhe të këqija) që kanë kaluar kanalin dhe u bënë bujtinar në ishull së shpejti mund të ndodhë të jetë edhe HADOPI. /Telegrafi/