Telegrafi

59 të vdekur nga incidenti në Kore të Jugut e 150 të tjerë të lënduar – videot tregojnë njerëz të ngujuar e kufoma në rrugë

Pesëdhjetë e nëntë persona kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha të Halloween-it në një zonë popullore të natës në Seul të Koresë së Jugut, thonë zyrtarët.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës që thanë se 150 të tjerë ishin plagosur në lagjen Itaewon të Seulit, transmeton Telegrafi.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent. /Telegrafi/