Site icon Telegrafi

51 fermerë përfitues të serrave në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se në kuadër të projektit “Rritja e Potencialit për Bujqësi në Kosovë”, është bërë nënshkrimi i kontratave me 51 fermerët përfitues të serrave me sipërfaqe 100m².

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se ky projekt është i përbashkët mes Komunës së Kamenicës dhe Islamic Relief Kosova.

Sipas tyre, projekti mundëson shtimin e prodhimit të perimeve në komunën tonë dhe rritjen e të hyrave për familjet përfituese.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj,përgëzoi fermerët për përkushtimin e tyre ku theksoi se mbështetja ndaj tyre do të vazhdoj edhe më tutje në projekte e subvencione të tjera duke kontribuar edhe më shumë në rritjen e prodhimit bujqësor.

Edhe Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, falenderoi fermerët për bashkëpunimin që kanë me drejtorinë duke i siguruar ata se së bashku do të shohin mundësitë për të kontribuar edhe në vazhdimësi në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit. /Telegrafi/

Exit mobile version