Site icon Telegrafi

5 shkaqet kryesore të telasheve ndërmjet partnerëve

Mirëpo, nëse doni që dashurinë tuaj ta mbani dhe ta ruani, patjetër duhet të kujdeseni si për sjelljen tuaj, ashtu edhe për mënyrën se si partneri sillet ndaj jush. Është mirë t’i keni parasysh këto probleme dhe të angazhoheni që t’u shmangeni me shkathtësi, transmeton Telegrafi.

Shqetësimi i vazhdueshëm
Është e rëndësishme që të flitet për gjërat e vogla dhe jo vetëm për problemet e mëdha. Femrat shpesh e bëjnë problemin pak të madh dhe harrojnë të mendojnë pozitivisht. Burrat jetojnë nga dita në ditë, ndërsa gratë planifikojnë gjërat përpara. Problemi është se nuk duhet të shkaktoni grindje të panevojshme. Partnerët duhet të ju tregojnë se çfarë po i mërzit, edhe në qoftë se ju nuk jeni të kënaqur plotësisht, të paktën ju keni arritur paqen me anë të komunikimit të hapur.

Kërkimi i mangësive
Femrat shpesh kërkojnë detajet më të vogla në meshkuj. Burrat duan të ndjehen të rëndësishëm dhe të dëshirueshëm, dhe në qoftë se ju vazhdimisht i kritikoni ata, ata do të ndjehen të paaftë dhe ju do të shtyni ata larg nga ju. Pra, mos u ankoni, por diskutoni me partnerin tuaj për të mësuar pikëpamjet e tij mbi gjëra të caktuara

Lojërat
Burrat zakonisht punojnë në mënyrat që ata i shohin të arsyeshme, ndërsa gratë janë më të komplikuara. Ato luajnë një shumëllojshmëri të lojërave dhe se nganjëherë nuk janë të vetëdijshme. Një shembull i heshtjes dhe sarkazmës. Në vend të kësaj, ju duhet të jeni të sinqertë dhe të thoni hapur se çfarë keni dhe çfarë dëshironi.

Kritika dhe tallja
Femrat nuk e kuptojnë se meshkujt janë të ndjeshëm për atë se si duken. Ajo çfarë juve nuk ju pëlqen në paraqitjen e tij nuk do të thotë se ata nuk kujdesen. Meshkujt kanë nevojë për gratë për t’i ndihmuar ata të ndjehen më mirë, për t’u dhënë atyre një kompliment, sepse kjo do të rrisë marrëdhënien.

Reagimet e ashpra
Gratë përçojnë emocionet e tyre në mënyrë që edhe reagimet e tyre tepër emocionale. Prandaj shpesh thonë gjëra që shkaktojnë stres. Në vend të kësaj, ju duhet të qetësoheni dhe me qetësi të flisni, një mashkull do të dijë se si të shpërblejë shenja të vogla të dashurisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version