Site icon Telegrafi

5 shenja, të cilat dërgojnë në ndarje

Mungesa e lumturisë
Kur jeni e lumtur, kjo shihet. Po ashtu kur jeni e mërzitur. Nëse ju nuk jeni e lumtur, atëherë ka shumë mundësi që as partneri juaj nuk është, prandaj kjo mund të jetë një nga shenjat se lidhja juaj do të mbarojë së shpejti.

Mungesa e komunikimit
Çdokush ka stile të ndryshme të komunikimit dhe ju mund të mos jeni në gjendje të ndihmoni njëri-tjetrin të komunikoni më mirë. Nëse të dy nuk ndiheni sikur mund të komunikoni për çështjet dhe problemet tuaja dhe në vend të kësaj komunikoni me të tjerët, kjo është një shenjë e dukshme e fundit.

Mungesa e kohës së përbashkët
Nëse nuk kaloni mjaft kohë së bashku, ka shumë mundësi që marrëdhënia juaj të ftohet. Në vend se të mbeteni në kujtime, ju duhet të krijoni kujtime të reja, duke qëndruar bashkë dhe duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Mungesa e perfeksionit
Kur jeni në dashuri, partneri juaj ju duket sikur është personi më i mirë në botë. Të dashuruarit nuk i shohin mangësitë e njëri-tjetrit, kështu që nëse nuk jeni në gjendje të bëni diçka të tillë, ju nuk do të keni një lidhje edhe për shumë kohë.

Ndjenja e qetësisë
Mungesa e kësaj ndjenje në një lidhje romantike mund të shkaktojë shumë probleme. Mendoni se si ndiheshit në fillim të lidhjes dhe nëse ajo ndjenjë nuk është më e pranishme, kjo do të thotë se lidhja juaj veç ka marrë fund. /Telegrafi/
 

Exit mobile version