Site icon Telegrafi

5 gjëra të cilat për seksin i kemi mësuar nga “Miqtë”

 
Femrat kanë 7 zona erogjene
Monika e ka mësuar bashkëshortin e saj të ardhshëm Chandler që femrat kanë shtatë zona erogjene. I ka sqaruar që ekzistojnë shtatë zona të cilat nuk bën t’i injorojë nëse dëshiron të kënaqë femrën, transmeton Telegrafi. “Vetëm ngadalë dhe do t’i mësosh të gjitha, e pastaj lëviz”. Ja si ia ka demonstruar këtë:

Si të rrezikoni e të bëni seks për t’u hakmarrë
Në episodin në të cilin Julia Roberts paraqitet si mysafire, kemi mësuar që nuk duhet të bëjmë seks me dikë i cili ka çfarëdo shkaku që t’ju hakmerret, madje as nëse është arsye për hakmarrje për diçka nga fëmijëria. Dhe gjithmonë kujdesuni për rrobat tuaja. 

Kur pa planifikuar të përfundoni në pauzë afatgjatë
Pas grindjes së rrezikshme me Rachelin, Rossin edhe më shumë e komplikon situatën në atë mënyrë që dehet dhe fle me vajzën të cilën e ka njohur atë mbrëmje. Pra, nuk keni qenë në “pauzë” nëse ajo ka zgjatur vetëm disa orë. 

Dhuratat janë të rëndësishme
Pos nëse nuk jeni Joey Tribbiani, mos prisni që të keni “privilegje” në krevat po qe se së dashurës suaj i dhuroni lapsin kimik për ditëlindje.

Joey Tribbiani mund të joshë këdo qoftë me “How you doin”
Vetëm Joey Tribbiani mund të joshë femrën me frazën duke i thënë “How you doin” dhe askush tjetër. Mos provoni këtë në shtëpi apo në kafene apo kudo qoftë dhe kurdo qoftë./Telegrafi/

Exit mobile version