Asgjë nuk mund ta mposhtë romantikën! – transmeton Telegrafi.
Përkëdhelja pas seksit
Kur ju ka treguar shkathtësinë e tij në shtrat, ndërkaq ju jeni e lumtur dhe e plotësuar, një gjë e cila tingëllon më mirë është një dremitje në përqafim të tij dhe koka juaj mbi gjoksin e tij, me këmbë të gërshetuara dhe me frymëmarrje të sinkronizuar.
Vallëzimi i lehtë
Jo vetëm vallëzimi në podium, por edhe ai spontanisht në shtëpi derisa jeni duke gatuar darkën, ndërkaq ai ju kap për dore dhe lehtë fillon të valëzojë me ju. Ekziston diçka e fuqishme dhe romantike, pothuajse që t’ju bëjë që të dashuroheni sërish në mashkullin i cili di të vallëzojë.
Momenti kur e ndieni që ju ka “kapur”
Të gjithë dëshirojnë të kuptohen nga partneri, ndërkaq kur vjen momenti të shihni që mashkulli me të cilin jeni bashkë në tërësi ju ka kuptuar dhe që për këtë shkak ju do edhe më shumë, është njëra ndër gjërat më të bukura në botë.
Kur arrin t’ju bëjë të qeshni
Ashtu si do të vlerësoheni, kur faqet tuaja të dhembin dhe lotët të mos mund t’i ndalni, transmeton Telegrafi. Pos që është argëtuese, humori i tij ju bën shumë të lumtur, të përkushtuar dhe të dashuruar në të.
Për herë të parë kur dëgjoni fjalët “Të dua”
Kur dëgjoni fjalët “Të dua”, pothuajse ndiheni sikur të keni përjetuar tri orgazma me radhë. Kjo do të thotë kënaqësi, entuziazëm dhe vërtet një ndër gjërat të cilat e mbizotërojnë shpirtin dhe e ushqejnë trupin. /Telegrafi/