Ndonjë futbollisti më shumë i pëlqen të asistoj për gol sesa të shënoj sepse vetëm kështu i duket që ka kontribuar për skuadrën e tij. Që nga gushti i vitit 2010 e deri më tani shumë futbollistë kanë bërë asistime duke dhënë pasin final për ndonjë gol shumë të vlefshëm, por edhe shumë prej atyre kanë bërë disa e disa tjera për të arritur kulmin. Sipas llogaritjeve, nga viti 2010-2014, futbollisti që ka bërë më së shumti asistime është Lionel Messi me 57 asistime, ndërsa pas tij vijnë: Mesut Ozil, Angel Di Maria, Franck Ribery dhe Cesc Fabregas, raporton Tribuna.
1. Lionel Messi – 57 asistime
Sulmuesit i Barcelonës, Lionel Messi jo vetëm që ka shënuar më së shumti gola gjatë katër viteve të fundit, por edhe ka asistuar për gol më shumë se çdo futbollist tjetër. Gjatë sezoneve 2010-2014, ‘xhuxhi magjik’ ka asistuar për gol 57 herë për bashkëlojtarët e tij.
2. Mesut Ozil – 56 asistime
Mesfushori gjenial gjerman, Mesut Ozil gjenden i dyti në listë për asistimet që ndikuan në gol. Gjatë tri sezoneve me Real Madridin dhe një me Arsenalin, gjermani asistoi gjithsej 56 herë.
3. Angel Di Maria – 49 asistime
Edhe argjentinasi Angel Di Maria njihet për asistimet e tij që i bënte Ronaldos dhe Benzemas gjatë kohës së tij në Real Madrid. Mesfushori i zhdërvjelltë gjatë katër sezoneve në Real Madrid ka bërë 49 asistime.
4. Franck Ribery – 47 asistime
Në vendin e katër gjindet mesfushori i Bayern Munchen, Franck Ribery. Francezi gjatë sezoneve 2010-2014, ka asistuar gjithsej 47 herë për shokët e skuadrës.
5. Cesc Fabregas – 46 asistime
Lista e Top 5 asistuesve të ligave evropiane mbyllet me mesfushorin spanjoll, Cesc Fabregas. Mesfushori i Chelseat, gjatë kohës sa ishte futbollist i Arsenalit dhe Barcelonës ka asistuar gjithsej 46 herë për bashkëlojtarët e tij.