Telegrafi

4G nga IPKO arrin mbi 100Mbps

Dhe nuk kanë vonuar edhe matjet e bëra nga përdoruesit dhe punëtorët e IPKO-së të cilët kanë shpërndarë disa foto në të cilat shihet se nga matjet e bëra në Speedtest, shpejtësia e arritur me 4G ka tejkaluar 100Mbps.

Në fakt, në cicërimën e shpërndarë nga drejtuesi i marrëdhënieve me publikun në IPKO, Alban Kastrati shihet se shpejtësia e arritur me 4G të IPKO ka shkuar në 102.16 Mbps.

Por duhet ditur se për ta përdorur rrjetin e shpejtë 4G në telefon me secilin nga dy operatorët tanë mobil duhet që ta keni SIM kartelën e 4G si dhe telefonin apo tabletin që e mbështet këtë rrjet.

Në njoftimin zyrtar të kompanisë IPKO është thënë se rrjeti i saj 3G dhe 4G së shpejti do të shtrihet në më shumë se 80% të popullsisë së Kosovës, prandaj nuk duhet të brengoseni për mbulueshmërinë e këtij rrjeti dhe kësaj shpejtësie të internetit në telefon, të cilën me sa duket do të mund ta përdorni kudo nëpër Kosovë. (Telegrafi)