Site icon Telegrafi

49 vjeçarja, Jennifer Lopez i zbulon sekretet e pamjes së saj

Si ia arrin Jennifer Lopez të duket dhe të ndihet mahnitshëm në moshën 49 vjeçare?

“E gjitha ka të bëjë me një stil të shëndetshëm të jetesës” ka treguar Lopez për prestigjiozen ‘PEOPLE’, transmeton Telegrafi.

Super ylli i shmangë dietat dhe ushtrimet rigoroze, por bën gjumë të mjaftueshëm – 7 deri në 9 orë brenda nate – dhe konsumon sasi të mëdha të ujit.

Kur është fjala për ushtrimet fizike, Lopez vallëzon në studion e saj dhe e kombinon rutinën ushtrimore me joga dhe me peshëngritje.

Sa i përket shprehive të ngrënies, ylli i ‘Second Act’ i jep vetes leje t’i shijojë ushqimet e ndryshme.

Nuk jam e përsosur në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme. Por, nëse ndihem se e kam tepruar për disa ditë ose dua t’i heq disa kilogramë, atëherë përgatis shejk proteinash në mëngjes dhe një në mbrëmje”.

Ajo gjithashtu tregon se shejku i saj i preferuar përbëhet nga gjalpi i lulediellit, pluhuri me proteinë çokollate dhe me banane.

Përveç ushqimit dhe fitnesit, ajo pamjen e saj fizike ia dedikon edhe paqes shpirtërore. Lopez mediton rregullisht. /Telegrafi/

Exit mobile version