Telegrafi

Me 42 vjet mbi supe, Giggi Buffon pret penallti në fitoren e Parmas

Parma është kthyer te fitorja, duke mposhtur si mysafir Cittadellan me rezultat 2-1 në kuadër të Serie B.

Vendasit fituan penallti në minutën e 12-të të takimit, kur përsipër gjuajtjen e mori Mirko Antonucci.

Goditja e tij është pritur nga Gianluigi Buffon, i cili me 42 vite mbi super ende po luan në çdo ndeshje.

Franco Vazquez dhe Adrian Benedyczak shënuan golat për Parman në këtë fitore.

Cittadella golin e vetëm e shënoi nga penalltia në minutën e 78-të, kur Buffon kësaj radhe nuk arriti ta priste.

Buffon ka lënë Juventusin duke u kthyer te Parma, aty ku e kishte nisur karrierën. /Telegrafi/