Bashkimi ka pësuar humbje në kuadër të garave evropiane në Ligën Ballkanike.
Prizrenasit nuk kanë arritur të përballojë skuadrën kazake të Barsy Atyrau, e cila triumfoi me rezultat prej 81:75.
Portokallezinjtë ishin më të mirë në dy çerekët e fundit, por vendasit kishin krijuar diferencë të madhe në dy periudhat e para të takimit, të cilën arritën ta menaxhonin më së miri në vazhdim të ndeshjes.
Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë më superior se skuadra jonë, ku njëzet minuta e para përfunduan me rezultat 19 pikë epërsi, 48:29, e cila deri në fund të ndeshjes u shkri, por jo aq sa për të humbur ndeshjen.
Basketbollisti më efikas te kampionët kosovar ishte amerikani J Jordan Capps, i cili ka realizuar më së shumti në ndeshje 40, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Te Barsy më i miri ishte Aragad Abramian, i cili regjistroi 17 pikë gjersa po aq shtoi edhe bullgari Ivanov.
Pas kësaj, Bashkimi zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore me shtatë pikë gjersa Barsy një vend më poshtë me gjashtë pikë.
Ndryshe, kampioni i Kosovës takimin e radhës do ta luajë para shikuesve të vetë kundër skuadrës shqiptare të Teutës së Durrësit. /Telegrafi/