Site icon Telegrafi

4 mënyra të thjeshta për ta përmirësuar jetën seksuale

Nuk keni menduar ndonjëherë se si të jeni më aventuristë në dhomën tuaj, por nuk keni ditur nga t’ia filloni? Ja 5 gjëra të thjeshta, që mund t’i bëni dhe të cilat do të bëjnë një dallim të madh për ju:

1. Pyesni ço dëshiron dhe bëjani të qarta ato që ju nuk i doni!
Meshkujt kanë dëshirë t’ju dëgjojnë të flisni me ta kur jeni në shtrat. Nuk keni arsye të ndiheni keq apo të turpëroheni për këtë. Ju do të ndiheni shumë më mirë, nëse mësoni që t’i jepni komplimente edhe atij. ata nuk kanë problem të jenë të drejtpërdrejtë për ato që pëlqejnë. Ashtu duhet të jeni edhe ju.

2 Mësoni t’i pranoni komplimentet!
Ekspertët thonë se ai kënaqet, kur ju tregon se ju i pëlqeni. Ai ju bën të ndiheni e bukur dhe ju ndihmon të mbani të gjallë jetën tuaj seksuale. Por, kur ju përgjigjeni me: "Uh, shiko barkun tim" ose me "shiko flokët e mi", kjo e largon tërë qejfin nga ai. E njëjta vlen edhe për femrat.

3. Mos u fokusoni vetëm në marrëdhënie!
Ka shumë mënyra që të kënaqeni me intimitetin tuaj. Mund të zbuloni mënyra të reja për ta shijuar atë. Dilni ndonjëherë nga rutina, me të cilën jeni mësuar dhe do të shihni rezultate pozitive.

4. Bëhuni e përgjegjshme për mbrojtje!
Ju mund të relaksoheni, kur e dini se jeni e mbrojtur nga sëmundjet, por nëse dëshironi të keni edhe mbrojtje nga shtatzënia, duhet të mundoheni pak më shumë, për shkak se duhet të përdorni forma të kontracepsionit, që janë të rekomanduara nga shkenca. /Telegrafi/
 

Exit mobile version