Site icon Telegrafi

4 mënyra për ta rifreskuar lidhjen tuaj

1. Komunikimi
Të gjithë e dimë që komunikimi është i rëndësishëm. Megjithatë ai ka të bëjë me më shumë gjëra sesa qëndrimi me njëri-tjetrin. Nëse nuk keni mënyra dhe orare të caktuara për të biseduar për çështjet dhe problemet tuaja, është koha të mendoni për diçka të tillë.

2. Mesazhet
Kjo mund t’ju tingëllojë fëmijërore, por në fakt është një gjest shumë i këndshëm. Mund të lini një mesazh qesharak dhe romantik të shkurtër, diku mes rrobave të tij, apo në valixhen e tij të punës. Edhe pse mund të mos e besoni, kjo funksionon duke ju kthyer në zjarrin e dashurisë, që e kishit në fillim.

3. Ndryshimi i pamjes
Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një ndryshim në pamjen tuaj? Merrni një iniciativë të tillë dhe përgatisni diçka të shijshme. Bëni një ndryshim në pamjen tuaj dhe vishuni bukur, në mënyrë që ta befasoni kur të kthehet në shtëpi.

4. Kujtimet
Kujtoni ato momente të bukura që keni kaluar dhe përsërisni aktivitetet, që ua kanë dhuruar ato. Kjo do të japë një rezultat shumë pozitiv, duke ju bërë të kaloni bukur. Nuk do të pendoheni. /Telegrafi/
 

Exit mobile version