Site icon Telegrafi

4 gjëra që duhet t’i dini kur të takoheni me ish të dashurin tuaj

Mund ta quani fat, rastësi apo thjesht fat, por nëse keni një ish të dashur, ju do të takoheni me të ndonjë ditë. Mund të kalojnë disa ditë pas ndarjes, apo ndonjëherë edhe disa vjet, por ndjenja e çuditshme dhe e pakëndshme e takimit me të do të shfaqet gjithnjë. Kjo për shkak se ju mund të jeni nostalgjike, të keni nevojë për një rast të dytë sepse ndjeni ende për të apo thjesht për shkak se sa herë që e shihni dëshironi ta kapni në fyt.

Flisni shkurt!
Mos e zgjasni bisedën nëse takoheni me ish të dashurin tuaj. Mundohuni të flisni sa më shkurt, duke qenë e shoqërueshme dhe e thjeshtë, por pa dhënë shenja romantike.

Vetëbesimi
Duhet të mundoheni të dukeni shumë me vetëbesim dhe të dukeni sikur nuk ju mungon asgjë dhe sikur jeni duke e shijuar jetën.

Kontakti
Nëse dëshironi të mbeteni në kontakt, bëjani të qartë atij, por mos merrni vendime të shpejta. Reflektoni arsyet e ndarjes suaj dhe atëherë mund të vendosni nëse ia vlen t’i jepni edhe një rast lidhjes suaj.

Mos shikoni prapa!
Sapo të përshëndeteni me të mos u ktheni për ta parë edhe një herë. Kjo mund të dërgojë një sinjal të gabuar. Madje edhe nëse vërtet filloni të ndiheni nostalgjike për kohët e vjetra, mos ia shfaqni këtë atij. Kur të mbaroni bisedën, vazhdoni të ecni pa shikuar mbrapa. /Telegrafi/
 

Exit mobile version