Site icon Telegrafi

33 gjërat që duhet t’i bëjë fëmija para moshës 10 vjeçare

Lista është kompiluar gjatë vitit të kaluar nga kompania Persil, për të inkurajuar fëmijët të përjetojnë lojëra të ndryshme, pa u shqetësuar se do të zhyten. Sipas Persil, një në tre fëmijë, shmang mënyrat më të mira të argëtimit, për shkak se, janë të bindur se do të bëhen të pistë.

Sidoqoftë, pse nuk e nxisni fëmijën tuaj të sfidojë pikat e listës së mëposhtme, megjithëse për të bërë dordolec duhet të presë edhe ca muaj (nr. 16). Madje, një nga pikat e fundit do të jetë mjaft zbavitëse, të përgatisësh dhe hash mëngjes në shtrat (nr. 32).

1. Rrokullisuni nga një grumbull bari
2. Bëni byrek me baltë
3. Bëni një përzierje brumi të modeluar nga ju dhe futeni në furrë
4. Lexoni nën jorgan me llambë dore
5. Bëni parfum nga fletëzat e luleve
6. Rritni një kaçubë në prag të dritares
7. Ndërtoni maska nga letrat
8. Bëni një kështjellë rëre në plazh
9. Kacavirruni në dru
10. Bëni një kafaz për zogj në kopsht
11. Bëni vizatim duke shfrytëzuar duart dhe këmbët
12. Organizoni një piknik tuajin me lodra fëmijësh
13. Vizatojeni fytyrën
14. Luani me shokët në rërë
15. Bëni bukë
16. Bëni dordolec
17. Krijoni një skulpturë prej balte
18. Pastrojini plehrat në oborr dhe jashtë tij
19. Kamponi në kopsht
20. Përgatisni tortë
21. Ushqeni kafshët në fermë
22. Mblidhni dredhëza, vilni rrush ose pemë të tjera
23. Luani magjistarin, syfshehtas ose lojëra të tjera argëtuese
24. Dalloni pesë lloje të ndryshme të zogjve
25. Gjeni dhe mblidhni disa krimba
26. Shëtisni me biçikletë në një pellg me baltë
27. Fryni dhe lëshoni të fluturojnë disa balona
28. Mbillni një dru
29. Ndërtoni një kolibe me drunj dhe kullosa
30. Gjeni dhjetë gjethe të ndryshme në kopshtin tuaj
31. Mbillni dhe rrisni perime
32. Përgatisni mëngjesin në shtrat për prindërit tuaj
33. Bëni një kurs të vogël zënke (boksi) në kopshtin tuaj

Exit mobile version