Site icon Telegrafi

300 mijë euro për renovimin e stadiumit në Ferizaj

MKRS përmes një njoftimi ka konfirmuar se në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Ferizajt, merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro, në këtë periudhë dy vjeçare.

Ministri Kujtim Shala tha se memorandumi i nënshkruar sot mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt, dëshmon përkushtimin e ministrisë për të investuar në sport nëpër tërë komunat e Kosovës, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, gjë e cila ua mundëson sportistëve të kenë hapësira të standardizuara për stërvitje dhe zhvillim të garave.

Investimet e këtilla do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së sportit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen që po jep për investimet në sport.

Ai u shpreh se ky investim në stadiumin e Ferizajt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për futbollistët e Ferizajt, sepse ua mundëson sportistëve të garojnë dhe përmirësohen edhe më tej në kushte më të mira në një hapësirë tërësisht të rinovuar. /KosovaPress/

Exit mobile version