Site icon Telegrafi

28% e orarit të punës shpenzohet për emaila!

McKinsey Global Institute dhe International Data Corp kanë gjetur se email-i është veprimtaria e dytë në listë e cila konsumon kohën e punëtorëve gjatë orarit të punës, pas detyrave specifike që lidhen me punë, kategori e cila zë vendin e parë.

"Konsulentët pretendojnë se koha e kaluar në emaila mund të shkurtohet me 25 deri në 30 për qind nëse komunikimi përmes rrjeteve sociale integrohet në një biznes. Duke bërë kështu, koha e lirë do të rritej prej 7% deri në 8%, ndërsa pjesa e kohës së fituar do të përdorej për detyra të tjera” thuhet në hulumtimin e bërë nga institutet e lartpërmendura.

Duke supozuar se një ditë pune është me rreth tetë orë aktive punë, atëherë koha e shpenzuar në emaila përkthehet në rreth dy orë e 14 minuta në ditë të cilat ne i shpenzojmë në komunikim. / Telegrafi /
 

Exit mobile version