Site icon Telegrafi

26-vjetori i vrasjes së intelektualit, Latif Berisha – Idrizi i dorëzon titullin “Nderi i Qytetit” familjes Berisha

Sot është 26-vjetori i vrasjes së profesorit, shkrimtarit dhe intelektualit, Latif Berisha

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka dorëzuar titullin “Nderi i Qytetit” familjes së profesorit Berisha, shkruan Telegrafi.

Fillimisht janë bërë homazhe pranë varrit të profesorit Latif Berisha në Smrekonicë, e më pas është përkujtuar në një akademi solemne.

“Profesor Latif Berisha ishte dhe do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të intelektualizmit shqiptar, një model për brezat që do të vijnë. Vepra e tij do të jetë gjithmonë udhëzues dhe frymëzim për të gjithë ata që besojnë në dijen, atdheun dhe lirinë. Qofsh i përjetshëm në kujtesën tonë, Profesor Latif Berisha!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version