Në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë bërë homazhe tek Kompleksi i Martirëve në Abri të Epërme të Drenasit.
Së bashku me Nurën e Hamzën për të bërë homazhe ishin edhe deputetë, familjarë e qytetarë tjerë, shkruan Telegrafi.
Nura ka thënë se me respektin më të lartë sot përkujtojnë të rënët për liri.
“Me respektin më të lartë, sot përkujtojmë të vrarët e Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26 vjetorin e tmerrit serb mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur. Lavdi për jetë e mot jetëve të humbura në Masakrën e Abrisë së Epërme! I përjetshëm qoftë kujtimi Diturijen e vogël!”, ka thënë Nura.
Kujtojmë që Diturije Deliu ishte vetëm tre muajshe kur u ekzekutua nga forcat serbe, 26 vjet më parë. /Telegrafi/