Site icon Telegrafi

247 blegtorë të Komunës së Rahovecit përfitues të mbështetjes komunale

Përmes një njoftimi Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur që po vazhdon të mbështesë blegtorët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Rahovecit është theksuar që vlera e shumës me të cilën do të mbështeten 247 blegtorë të kësaj komune arrin vlerën e përgjithshme prej 57,700.00€.

Tutje thuhet se qëllimi i kësaj mbështetjeje është lehtësimi i punës së vazhdueshme që bëjnë këta blegtorë, si dhe ta nxisë zhvillimin e blegtorisë, fushë kjo e cila cilësohet si një sektor i rëndësishëm për Komunën e Rahovecit.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë t’i mbështesë fermerët, duke investuar në të ardhmen e qëndrueshme të bujqësisë dhe blegtorisë në Rahovec. /Telegrafi/

Exit mobile version