Site icon Telegrafi

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga “C”, ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

Me datën 1 shkurt, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, kishte njoftuar se kishin filluar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën C. Megjithatë, 24 ditë pas këtij njoftimi, ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim. 

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi ku shihet se në vendin ku janë bërë punimet, ende nuk është pastruar hapësira dhe po ashtu janë të vendosura konat, që shërbejnë për të treguar se ka punime në rrugë.

Për këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje te drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, por ai nuk ka dhënë ende përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

“Mirëmëngjesi nga terreni! Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone”, kishte njoftuar ai.

Xhaferi kishte njoftuar për nisjen e punimeve të rrethrrotullimit gjatë fushatës zgjedhore, kur ai ishte po ashtu kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Lexo po ashtu Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Ndryshe, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha në komunikacion çdo ditë./Telegrafi/

Exit mobile version