Site icon Telegrafi

2015/16: Formacionet e mundshme të Interit dhe Milanit (FOTO)

Dy rivalët e qytetit janë në kërkim për t’u rikthyer prapë në majat e futbollit evropian. Për herë të parë në historinë e futbollit, Interi dhe Milani nuk kanë arritur të kualifikohen në një garë evropiane dhe kjo është një tregues se në çfarë sezoni kanë kaluar këto dy ekipe të cilat tradicionalisht kanë qenë në majat e futbollit Evropian.

Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt për të dy ekipet, pasi ato janë duke shikuar mundësitë për të forcuar ekipet e tyre në maksimum për sezonin e ri.

Me ardhjet e Carlos Bacca, Luiz Adriano dhe Andrea Bertolaccit te Milani, dhe Interi me lojtarë si Geoffrey Kondogbia, Miranda, Jeison Murillo, Martin Montoya, si dhe me blerjet tjera të mundshme, është pothuajse e sigurt se këto dy ekipe do të jenë vdekjeprurëse për kundërshtarët e tyre në Serie A, për sezonin e ardhshëm.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy ekipet. /Telegrafi/ 

Exit mobile version