Telegrafi

“20 vjet dhe asnjë trofe, gjithmonë faji i trajnerëve”, Conte ‘godet’ lojtarët dhe klubin

Thyerje totale mes Antonio Contes dhe Tottenhamit, pas barazimit ndaj Southamptonit, nga rezultati 3-1 në 3-3.

Trajneri i Tottenham foli hapur në konferencën për shtypin, duke ia lënë fajin lojtarëve dhe klubit për sjelljen.

“Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi ekip. Jemi njëmbëdhjetë lojtarë, por unë shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër, por këtu ata janë mësuar prej kohësh me këtë sjellje”.

“Klubi ka përgjegjësi për afatin kalimtar. Trajnerët vijnë këtu dhe sigurisht që kanë përgjegjësi”.

“Po lojtarët? Lojtarët, ku janë lojtarët? Ata nuk duan të luajnë nën presion. Ata nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit është kjo, në 20 vjet nuk ka fituar asgjë. Pse? E ka fajin klubi apo të gjithë trajnerët që vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën”.

Lexo po ashtu “Bëja shaka”, Conte mohon bisedat për shkarkimin e tij nga Tottenhami

“Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje. A mendojnë njerëzit se mund të luftojmë akoma? Për vendin e shtatë? Vendin e tetë? Jam shumë i mërzitur”, ka thënë Conte.

Për Conten flitet se mund të rikthehet në Itali, ku Interi dhe Juventusi janë të interesuar. /Telegrafi/