Telegrafi

“Me 20 Hamsik, do të fitoja gjithçka”

Walter Mazzarri ka folur fjalët më të mëdha për ish-futbollistin e tij te Napoli, Marek Hamsik.

Trajneri italian i Watfordit e ka zgjedhur si të preferuarin e tij mesfushorit sllovak, pasi e vlerëson shumë për inteligjencën e tij taktike.

“Më jepni një ekip prej 20 Hamsik-ëve dhe unë do të fitojë çdo gjë!”, ka thënë fillimisht Mazzarri për Corriere della Sera, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Hamsik hyn në histori të Napolit, afër të barazoj rekordin e Maradonës

“Ai ka inteligjencë të jashtëzakonshme taktike”, përfundoi ish-trajneri i Napolit.

Ndryshe, Mazzarri dhe Hamsik kanë bashkëpunuar së bashku tek Napolit gjatë viteve 2009–2013. /Telegrafi/