Telegrafi

2 Korriku pret Vllazninë në ndeshjen e vetme të ditës në Ligën e Parë

Faza e tretë e kampionatit në Ligën e Parë starton këtë vikend, ndërkohë që vetëm një ndeshje është në program për ditën e shtunë (13 mars).

Skuadra kryeqytetase 2 Korriku takohet në grupin B me ekipin e Vllaznisë së Pozheranit në kryeqytet.

Këto dy skuadra ishin takuar një javë më parë në po të njejtin vend dhe kishte përfunduar me rezultat 5-1 në favor të ‘verdhebluve’.

Vendasit aktualisht ndodhen në vendin e katërt të Grupit B në Ligën e parë me 24 pikë dhe duan fitore që të vazhdojnë ngritjën.

Ndërkohë mysafirët nga Pozhorani janë të parafundit në tabelë me 20 pikë dhe kërkojnë të marrin pikë që të largohen nga ajo pozitë.

Takimi në kryeqytet mes 2 Korrikut dhe Vllaznisë së Pozhoranit fillon nga ora 13:00. /Telegrafi/