17-vjeçari Rico Lewis u bë golashënuesi më i ri i në histori të Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, pas golit të shënuar mbrëmjen e së mërkurës kundër Sevillës dhe dukej sikur nuk mund ta besonte atë që sapo bëri.
Lewis i lindur në Bury, i cili ka qenë në akademinë e Cityt që nga mosha tetë vjeçare, ka bërë një numër paraqitjesh si zëvendësues për ekipin e parë pasi ka impresionuar në para-sezon.
Me Cityn tashmë të konfirmuar si kryesues i grupit të tyre pas barazimit të javës së kaluar me Borussia Dortmundin, Pep Guardiola i dha Lewis ndeshjen e parë si titullar, në takimin e fundit të grupit në Ligën e Kampionëve.
Ai bëri një paraqitje të fortë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mbylli një paraqitje të shkëlqyer me një gol historik për të hapur llogarinë e tij për klubin.
https://twitter.com/MCFCQuetta/status/1588039560348553217
Me Cityn 1-0 në disavantazh pas një goditje me kokë të Rafa Mir në pjesën e parë, Julian Alvarez pasi te Lewis, i cili bëri disa lëvizje të mira para se ta dërgoj topin në rrjetë në minutën e 52-të për barazimin 1-1.
Ai festoi me pasion dhe kishte një buzëqeshje shkëlqyese në fytyrën e tij, teksa u ‘pushtua’ nga shokët e skuadrës. Lewis ndau një moment gëzimi me kolegun e tij të diplomuar në akademi, Phil Foden, dhe vendosi dorën në gojë me mosbesim.
Në moshën 17 dhe 346 ditësh, Lewis është golashënuesi i dytë më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve dhe i bashkohet bashkëkombësit anglez, Jude Bellingham, në garën kryesore të Evropës përpara ditëlindjes së tij të 18-të. /Telegrafi/
Rico Lewis, the youngest player in @ChampionsLeague history to score on his first start in the competition! 🤩👏
🔵 3-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/mGYZOyfm3P
— Manchester City (@ManCity) November 2, 2022
17-year-old Rico Lewis becomes Man City's youngest ever goalscorer in Champions League history ⭐️ pic.twitter.com/mjRzM0NhXl
— ESPN UK (@ESPNUK) November 2, 2022
17-year-old Rico Lewis was fired up to score his first Manchester City goal 🤗 pic.twitter.com/f3NzH54BIX
— B/R Football (@brfootball) November 2, 2022