Tottenhami sot ka kompletuar rinovimin me mbrojtësin anglez, Kyle Walker, që është i shtati në këtë muaj.
Skuadra nga Londra është duke menduar për të ardhmen duke ‘blinduar’ lojtarët kryesorë që janë më të rinj në moshë.
I fundit e kishte nderin, ishte mbrojtësi Kyle Walker që ka nënshkruar një kontratë të re që e lidh edhe për pesë vite të tjera me klubin.
26-vjeçari bëhet lojtari i shtatë që ka vazhduar me Totenhamin, pasi para tij të zezën mbi të bardhë e kishin vënë Christian Eriksen, Harry Winks, Tom Carroll, Eric Dier, Danny Rose dhe Dele Alli.
Vitin e shkuar e kishte zgjatur kontratën edhe Moussa Dembele.
Sa i përket trajnerit Muricio Pochettino , ai nuk kishte veshur kostumin e zakonshëm në këtë rinovim, pasi në gjashtë të parat kishte të njëjtin dhe ishte bërë hit në mediat angleze. /Telegrafi/
Kyle Walker
Danny Rose
Dele Alli
Christian Eriksen
Moussa Dembele
Eric Dier
Harry Winks