Futbollisti super i talentuar, 16-vjeçari Moises Paniagua duhej të ishte lojtari më i ri në edicionin e sivjetmë të Copa America në ekipin kombëtar të Bolivisë, por në fund ai nuk arriti të merrte një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Paniagua, i cili hyri në historinë e Copa Libertadores si golashënuesi i dytë më i ri i të gjitha kohërave, ishte në prag të përmbushjes së ëndrrave të tij dhe paraqitjes në një garë kontinentale për kombëtaren e tij me vetëm 16 vjeç.
Megjithatë, ëndrrat e tij dështuan për shkak të prindërve të tij, domethënë ai nuk arriti të marrë vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse prindërit e tij nuk e nënshkruan miratimin.
Mesfushori i ri sulmues ishte në listën e trajnerit të Bolivisë për Copa America, por nuk mori miratimin e plotë të prindërve për të udhëtuar. Babai i tij nuk ka qenë në vend kur duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa rasti me nënën e tij nuk dihet.
¡Increíble! La joven revelación de Bolivia que queda fuera de la Copa América por falta de una firma paterna ❌🇧🇴🏆
📌 Moisés Paniagua, de 16 años, no podrá asistir a la Copa América debido a que su padre no está presente en el país y no puede firmar su permiso 🚫
📌 Paniagua… pic.twitter.com/ytFrXNKf2D
— Diario Olé (@DiarioOle) June 10, 2024
Federata Boliviane e Futbollit ka thënë se Paniagua është përfshirë në listën e udhëtimeve për SHBA-në, edhe pse lista përfundimtare me 26 lojtarë për Copa America nuk dihet ende.
Bolivia është në grupin C, ku bëjnë pjesë edhe SHBA, Paraguai dhe Panamaja. Ndeshja e parë do të luhet kundër nikoqirëve më 23 qershor në Arlington (Texas).
Futbollisti i ri luan për ekipin Always Ready, një nga klubet më të forta boliviane dhe goli që shënoi në Copa Libertadores si 16-vjeçar u shënua në fitoren 6-1 ndaj Sporting Cristal të Perusë. /Telegrafi/