Kampionati i ri në Superligën e Kosovës në futsall do të nisë më 16 tetor.
Komisioni i Futsallit në kuadër të FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e ri, teksa është bërë edhe tërheqja e shortit.
Ky sezon pritet të jetë i fortë, pasi janë disa skuadra që janë përforcuar dukshëm në këtë afat kalimtar.
Në javën e parë të Superligës së futsallit do të takohen:
Letaj – Juniku
Prizreni – Prishtina
Drenica T – BB Llapi
Prishtina 01 – Liburni
Malisheva – Liqeni