Mesfushori sulmuesi i Sunderlandit, Adnan Januzaj, ka filluar të gjej vetën në skuadrën e re, ku shënoi gol kundër Shrewsbury Town.
Goli i tij e kaloi tutje skuadrën e ‘Maceve të zeza’, që do të përballet me QPR-në raundin e ardhshëm.
Djaloshi me prejardhje nga Istogu ka thënë se është i lumtur që ka gjetur golin.
“Natyrisht që nuk ka qenë një ndeshje e lehtë. Ata u mbrojtën mirë me 11 lojtarë prapa. Nuk është e lehtë kur luan me skuadra si kjo”.
“Kur pranova topin pash që i kam katër lojtarë para meje dhe mu desh të gjuaja, provova shanset e mia dhe erdhi goli”.
Tifozët i kanë kushtuar një këngë dhe ai ndjehet i lumtur për këtë.
“Natyrisht, me jep shumë besim ajo sa jam në fushë dhe jam i lumtur që shënuan fitore”.
“Duhet ta shikojmë ndeshjet e raundit të ardhshëm që të ecim edhe më lartë”, ka thënë Januzaj. /Telegrafi/