Site icon Telegrafi

Borussia Dormtund ka bërë qarkullim prej 376 milionë euro brenda një viti

Borussia Dortmund ka bërë publike se kampionatin që lamë pas ka bërë qarkullim prej 376.3 milionë euro, duke pasur një rritje prej 36.6 për qind.   

Llogaria e këtij qarkullimi është bërë nga 1 korriku 2015 deri më 30 qershor 2016.

Shefi ekzekutiv Hans-Joachim Watzke ka thënë se kjo rritje është bërë edhe pse klubi nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve.

Rritja është bërë nga shitja e biletave, drejtat televizive dhe reklamave.

“Objektivi i ardhëm është të arrijmë 400 milionë”, ka thënë Watzke.

Watzke po ashtu shtoi se këtu janë futur dhe paratë e shitjes së Ilkay Gundogan dhe Mats Hummels, por jo ato të Henrikh Mkhitaryan që kaloi te Manchester United pas 1 korrikut.  /Telegrafi/

Exit mobile version