Site icon Telegrafi

15 minuta me Tracy Andersonin: Disa nga këto ushtrime do të ndryshojnë përgjithmonë trupin tuaj! (Video)

Nëse dëshironi që trupi t’ju duket si i ndonjë ylli hollivudian, ndiqni këshillat e Tracy Andersonit të famshme, instruktore shumë e njohur e fitnesit.

Kjo instruktore e njohur e fitnesit dhe kreatore i ka formësuar trupat e shumë yjeve, si – Madonna, Gwyneth Paltrow, Jennifer Lopez, Shakira, etj.

“Mos u besoni zgjidhjeve të shpejta dhe afatshkurtra, sepse nuk ekzistojnë të tilla. E gjitha që me ato instant dieta mund të arrini është mashtrimi i metabolizmit, ndërkaq për efektet e dëmshme nuk dua as të flas”, ka thënë Tracy në një bisedë për magazinën OK.

“Më të mirën që mund ta bëni për trupin tuaj dhe për figurë të harmonishme janë ushtrimet. Prandaj zgjidhni programin i cili më së miri ju përshtatet, siç është ky imi, në të cilin kam punuar shumë. Më e rëndësishme nga e gjitha është që kjo bëhet stil i jetës, ndërkaq shpejt do t’i shihni dallimin, ndërsa për një vit do të ndiheni dhe dukeni si person krejtësisht tjetër”, ka shtuar Tracy.

Shkoni këto ushtrime 15-mintëshe të Tracy Andersonit, të cilat me siguri do t’ju inspirojnë që ta sillni trupin në formë, transmeton Telegrafi.

 

Exit mobile version