Telegrafi

15 ide për rregullimin e shtëpisë: Ngjyrat më të bukura që do ta bëjnë shtëpinë tuaj shumë të këndshme dhe moderne!

Dëshironi që shtëpia juaj të duket shumë moderne dhe që në të secili familjar të ndihet këndshëm?

Në sezonin e radhës pranveror do të dominojnë ngjyrat pastele. Ashtu siç mund t’i shihni në rroba, këpucë, po ashtu mund t’i praktikoni edhe në enterierin e shtëpisë suaj.

Dëshironi që në shtëpinë tuaj të fusni freski pranverore dhe ajrosje, këtë mund ta bëni edhe me vetëm disa detaje në ngjyra pasteli: me jastëkë zbukurimi, mbulesa, tavolina të vogla etj.

Disenjatorët e enterierit propozojnë që ta braktisni idenë e ngjyrës së bardhë të mureve ose së paku një mur në dhomën e ditës apo në dhomën e gjumit ose në ndonjë lokal tjetër ta ngjyrosni me nuancë të butë pasteli të ngjyrës së gjelbër, të kaltër, të hirtë apo madje edhe ngjyrë vjollce, transmeton Telegrafi.

Detajet në ngjyrë pasteli të trëndafiltë gjithashtu shtëpisë suaj do t’i japin freskinë, frymën pranverore!

Ato ambientin tuaj të banimit do ta bëjnë posaçërisht të këndshëm për jetë. Idetë janë të shumta, prandaj disa nga to shikoni në galeri dhe inspirohuni për freskinë e hapësirës suaj jetësore.

Shikoni propozimet tona në galeri!

/Telegrafi/