Telegrafi

120 minuta lojë, tre gola, dy kartonë të kuq: Fluminense fiton ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores

Fluminense ka fituar pas 120 minutash me rezultat 2-1 ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores.

Kryeqyteti brazilian, Rio de Janiero, ishte në festë të madhe, pasi mbi 100 mijë tifozë argjentinas kishin arritur për ta parë finalen e madhe.

Shtoja kësaj edhe tifozët brazilian që ishin prezent, festa e futbollit ishte e madhe.

Lexo po ashtu Mbi 100 mijë tifozë të Boca Juniors mbërritën në Brazil, një djalosh shpjegon se si i shiti gjëra për të shkuar në ndeshje

Në stadiumin Marcana kishte afërisht 80 mijë shikues brenda, ndërsa me mijëra kishin mbetur jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e brazilianëve, pasi German Cano shënoi për 1-0.

Por në mesin e pjesës së dytë, argjentinasit arritën të barazonin në 1-1 me golin e shënuar nga Luis Advincula.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku goli i John Kennedyt në minutën e 99-të vendosi ndeshjen.

Pas kësaj Kennedy i Fluminenses dhe Fabra i Bocas u ndëshkuan me karton të kuq.

Fluminense e fitoi për herë të parë në histori të klubit trofeun më të çmuar në Amerikën Latine. /Telegrafi/