Për çfarë arsye brengoseni më së shumti? Epo, nëse jeni në të njëzetat, përgjigja është se me siguri brengoseni për shumë gjëra dhe tërë kohën.
Hulumtimet e reja tregojnë se të njëzetat janë periudha ku brengosemi më së shumti në jetën tonë, ndërkaq 75% e të rinjve thonë se ndihen të brengosur tërë kohën, transmeton telegrafi.
Pra, “lajmi i mirë” është se nëse ndiheni të stresuar, nuk jeni të vetmit.
Por, cilat janë gjërat për të cilat më së shumti brengosen personat në të njëzetat e tyre?
Më poshtë e keni listën me 12 brengat më të mëdha që i preokupojnë personat në këtë fazë të jetës.
– E ardhmja
– Siguria financiare
– Shëndeti/vdekja e një të afërmi
– Shëndeti personal
– Sigurimi i vendbanimit
– Siguria e punës
– Ndryshimi i klimës
– Ekonomia
– Krimi
– Dhuna
– Frika personale nga vdekja
– Paqëndrueshmëria politike. /Telegrafi/