Shumica prej nesh kemi tendenca të mendojmë se morali jonë është më i mirë sesa ai mesatar – por, statistikat tregojnë se kjo gjë është e pamundur.
Kështu, përdoruesit e platformës “Reddit” janë bërë bashkë për t’i përpiluar disa prej karakteristikave që tregojnë se a jemi person i mirë apo jo.
Mijëra përdorues kanë treguar se ka shumë shenja që tregojnë kur një person është i mirë, por 11 prej tyre janë kyçe.
Telegrafi më poshtë ju sjell këto shenja, të cilat, nëse i posedoni, nënkupton se jeni person i mirë.
1: Bëni çmos për t’ju ndihmuar tjerëve
2: I falni lehtë gabimet
3: E trajtoni çdo person njëjtë
4: Nuk keni frikë ta pranoni se e keni gabim
5: Ju ballafaqoheni me bulistët
6: Siguroheni se çdo njeriu i dëgjohet zëri
7: Jeni të sjellshëm
8: I dëgjoni tjerët kur flasin
9: Nuk i bëni gjestet e mira vetëm për t’u lavdëruar
10: Personat më pak të fuqishëm se ju i trajtoni me respekt
11: Jeni ndryshimi që dëshironi ta shihni në botë. /Telegrafi/