Telegrafi

100.000 telegrafista në Facebook!

Rrjeti Facebook nuk është i vetmi të cilit Telegrafi i dedikon vëmendje të shtuar, por është i vetmi tek i cili kemi arritur të bëjmë bashkë një numër mbresëlënës të miqve. Me rritjen e Facebook-ut është rritur po ashtu edhe numri i përdoruesve të cilët përcjellin portalin tonë në këtë rrjet shoqëror. 

Sot, të premten, numrin e miqve e kemi rrumbullakuar në 100.000  dhe për këtë ju falënderojmë përzemërsisht.

Duke pas parasysh numrin në rritje të vizitorëve të portalit tonë, besojmë fuqishëm se edhe numri i miqve në Facebook dhe jashtë tij do të vazhdojë të rritet. 

Si gjithmonë, ne do të vazhdojmë aktivitetet tona me qëllim të informimit tuaj të shpejtë dhe të paanshëm, si në portalin tonë ashtu edhe në Facebook.

Telegrafi.com ju premton se shumë shpejtë do të ketë risi – në produktet dhe shërbimet tona.