Telegrafi

10 trendet e javës në Twitter

Për një javë të plotë, kjo ka qenë tema numër një në Twitter, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë donacione për këtë kauzë, ende mund ta bëjnë këtë përmes Living Social dhe shtatë mënyrave të tjera që ende janë aktive.

Pas temës së cunamit dhe tërmetit në Japoni, në Twitter është folur shumë për sensacionin e muzikës, amerikanen 13 vjeçaren Rebecca Black, prindërit e së cilës kanë paguar 2000 dollarë për një këngë dhe video klip, i cili për pak ditë ka shënuar mbi 16 milionë vizita në Youtube.

Vendin e tretë padyshim se e mban futbolli, në të cilin vend kryesor ka zënë lajmi për sëmundjen e Eric Abidal të Barcelonës, ndërsa edhe ndeshja mes Interit dhe Bayern’it ka qenë temë e diskutimeve në këtë rrjet social. / Telegrafi /

Lista e plotë e top 10 temave të javës në Twitter:
1.    Tërmeti dhe cunami në Japoni
2.    Rebecca Black
3.    Futbolli ndërkombëtar
4.    Vdekja e reperit Nate Dogg
5.    Radio spektakli britanik: UK Comic Relief
6.    Dita e Shën Patrikut
7.    Seritë e Harry Potter
8.    Gilbert Gottfried
9.    Themeluesi i lojës Pokemon, Satoshi Tajiri
10.  Rita Guerrero