Site icon Telegrafi

10 thënie nga Kobe Bryant që ju ndihmojnë ta mposhtni çdo sfidë

Shpeshherë i referuar si njëri prej lojtarëve më të mirë të basketbollit në histori, Kobe Bryant ka luajtur në NBA për ekipin Los Angeles Lakers për 20 sezona para se të pensionohej në vitin 2016

Për Kobe-n, basketbolli nuk ka qenë sport i panjohur, pasi që edhe babanë e ka pasur lojtar profesionist basketbollist. Ai shumicën e fëmijërisë e ka kaluar në Itali pasi i ati ishte pensionuar nga NBA dhe ishte shpërngulur me familjen në Rieti për ta vazhduar karrierën e tij, por në nivel më të vogël, transmeton Telegrafi.

Bryant kishte filluar të luante me top basketbolli prej moshës 3 vjeçare, ndërkaq kishte fituar njohje nacionale në shkollë të mesme, pasi ishte shpërngulur në SHBA. Ai shumë shpejt ishte transferuar në Lakers dhe ishte bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e NBA.

Për vite të tëra, Bryant vazhdimisht kishte garuar me bashkëlojtarin Shaquille O’Neal për titullin e lojtarit më të mirë të Lakers-ave. Kur i talentuari O’Neal ishte larguar nga ekipi, Kobe më në fund kishte pasur shansin ta dëshmojë se ai ende mund të performojë në mënyrë brilante dhe i kishte udhëhequr Lakers-at në dy kampionate radhazi.

Në vitin 2003, reputacioni i Kobe ishte dëmtuar rëndë kur ishte akuzuar për ngacmim seksual. Fatmirësisht të gjitha akuzat ishin tërhequr dhe ai kishte ruajtur pafajësinë e tij.

Padyshim se jeta e tij ka qenë e mbushur me sfidat më të ndryshme që mund t’i imagjinojmë, dhe vërtet se mund të mësojmë shumë gjëra nga ky lojtar i shkëlqyer, emri i të cilit nuk do të harrohet në sportin e basketbollit.

Më poshtë i keni disa thënie nga Kobe Bryant të cilat do t’ju ndihmojnë ta mposhtni çdo sfidë që ju del përpara.

– “Ky është momenti kur e pranoj se kohërat më sfiduese gjithmonë do të jenë prapa dhe para meje”

– “Çdo negativitet – presioni, sfida – janë mundësi për mua që të rritem”

– “Gjëja më e rëndësishme është të provoni dhe t’i inspironi tjerët në mënyrë që të bëhen të mëdhenj në çfarëdo që duan të bëjnë”

– “Fitorja ka përparësi mbi të gjitha gjërat tjera. Nuk ka zonë hiri. Nuk ka ‘për pak’ në fitore”

– “E kam kuptuar se poshtërimi nuk ekziston në të vërtetë nëse jeni në gjendjen e duhur mendore”

– “Prindërit janë kurrizi im. Ende janë. Janë i vetmi grup njerëzish që do t’ju mbështesin nëse i shënoni 0 pikë ose nëse i shënoni 40 pikë”

Lexo po ashtu Një nga psikiatrit më të mirë në botë i zbulon rregullat që jua ndryshojnë jetën për mirë

– “Në momentin që hiqni dorë, është momenti kur e lini dikë tjetër të fitoj”

– “Unë nuk ndërlidhem me dembelët. Nuk e flasim të njëjtën gjuhë. Nuk ju kuptoj. Nuk dua t’ju kuptoj”

– “Nëse frikësoheni se do të dështoni, atëherë me shumë siguri do të dështoni”

– “Truri im… nuk mund ta procesojë dështimin. Nuk do ta procesojë dështimin. Sepse nëse ulem dhe i them vetes ‘Je një dështak’… mendoj se kjo gjë është pothuajse më e keqe se vdekja”. /Telegrafi/

Exit mobile version