1- Papritur ka sekrete. Dyer të mbyllura, shpenzime të pajustifikuara, një adresë email-i misterioze dhe telefoni nuk lihet më rrotull mund të tregojnë diçka nëse nuk keni ditëlindjen dhe po përgatitet ndonjë dhuratë për ju.
2- Partneri juaj po zbukurohet shumë. Një dashuri e re të bën më të interesuar për t’u dukur bukur, për t’u regjistruar në palestër, për të përdorur të brendshme të reja ose parfum të ri.
3- Ka një ndryshim të pazakontë të orareve, ose po bën shumë konferenca.
4- Atij i kujtohen gjëra që juve nuk ju kujtohen. Ndoshta ai flet me detaje për një film që ju nuk e keni parë ose një vend që nuk e keni vizituar. Ndryshimi nuk është se ju po humbisni mendjen, por sepse ai i ka bërë këto gjëra pa ju.
5- U ndryshon humori vazhdimisht dhe nuk ka asgjë në situatën ku jeni që t’ia shkaktojë. Kjo mund të ketë të bëjë vetëm me të dhe të dashurin/ën e tij.
6- Ndryshimi i dëshirës seksuale. Nëse papritur ata janë të painteresuar për ju nga pikëpamja seksuale, kjo do të thotë se ata e kanë vëmendjen diku tjetër. E njëjta gjë ndodh edhe nëse papritur dëshira e tyre rritet shumë, kjo do të thotë që ata po e ridrejtojnë sërish vëmendjen tek ju, kur e kanë pasur dikur tjetër.
7- Ata kanë filluar të kenë shije dhe opinione të reja. Nëse nuk kanë ndryshuar punë së fundmi ose nuk kanë kolegë të rinj, tek ata ka ndikim dikush tjetër.
8- Vini re se kohët e fundit keni mosmarrëveshje dhe argumentet janë një justifikim i mirë për të tradhtuar.
9- Ai përpiqet të fshehë gjurmët duke treguar një ndjenjë sigurie false. Kur kanë një shtysë tjetër që i bën më të lumtur, mund të ndihen më të bukur se ju.
10- Kur ju i përmendni dikë tjetër, ai ju akuzon se nuk keni besim. Përgjigje e gabuar. Në një marrëdhënie të mirë duhet të jeni të përgatitur dhe për të diskutuar për shqetësimet edhe kur ato duken kërcënuese.