Telegrafi

10 minuta në ditë dhe do të keni vithe të forta dhe këmbë të skalitura mirë

Ushtrimet mund t’i bëjnë edhe personat me angazhime të mëdha, pra arsyetime më nuk ka! Nuk ju nevojitet pajisje e veçantë, nuk keni nevojë të shkoni në palestër, transmeton Telegrafi.

Ulja galiç, një hap anash, galiç me zmbrapsje, kërcime anash, ngritja e këmbës për muskuj të brendshëm, ngritja e këmbës pilates anash (fire hydrants), sjellja e këmbës në rreth dhe ngritja e këmbës për muskujt e jashtëm – janë ushtrimet të cilat e bëjnë ideal këtë program për shkrirje yndyre dhe formësim të muskujve!

Shikojeni videon dhe ndiqni me radhë këto 8 ushtrime – do të jetë e mjaftueshme që secilin ta bëni vetëm 30 sekonda!

/Telegrafi/