Site icon Telegrafi

10 miliard të hyra, tatimorët te dera

Pjesa më e madhe e të hyrave vijnë nga ueb faqet e kompanisë, respektivisht 69% e të hyrave, ndërsa pjesa tjetër nga partnerët e bashkërenduar. “Të voglat” 385 milion dollarë vijnë nga “të hyrat e tjera”. Prapëseprapë, analistëve u duket interesant ajo që nuk po përmendet aspak në raport – të hyrat nga Android i cili edhe vet nuk po përmendet askund sikurse as të hyrat nga telefonia mobile.

Këtyre lajmeve të mira, në ndërkohë, dritën e diellit ua zunë retë pas lajmit se për kompaninë është interesuar drejtoria qeveritare për tatime që ka nisur një hetim kundër Googleit për shkak se Google sipas pohimeve në bazë vjetore po e zvogëlon shumën e tatimit të cilin duhet të ia paguaj shtetit për rreth një miliard dollarë. Për shkak të kësaj administrata tatimore ka kërkuar të dhënat për transaksionet off-shore të Googleit të cilët janë mënyrë e zakonshëm (dhe kryesisht legale) që të hyrat të drejtohen nga dega amerikane në degët tjera të kompanisë jashtë vendit për të shmangur kështu tatimin.

Google, përndryshe, 55% të të hyrave të veta i realizon jashtë SHBA-ve. /Telegrafi/

Exit mobile version