Zakonisht, kur themi fjalën “birrë” menjëherë na shkon mendja tek ngjyra e saj me bulëza të florinjta e me shkumën e bardhë, dhe gjithashtu mendja na shkon sesa mirë do ishte nëse do të kishim një gotë tani…
“Bright Side” ka zbuluar disa përdorime të papritura me benefite të shkëlqyera të birrës. Kështu, herën tjetër kur të konsumoni birrë, mendohuni dy herë para se ta pini atë të tërën.
1. Ushqen flokun dhe ndihmon në rritjen e tij
Birra është e pasur me vitaminë B dhe me silikon dhe pikërisht këto të dyja stimulojnë rritjen e flokut. Thjesht derdhni një gotë birrë në flokët tuaj, masazhoni skalpin e kokës dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe flokët tuaj do të shkëlqejnë si kurrë më parë.
2. E mban lëkurën tuaj të fortë dhe të relaksuar
Birra përmban antioksidantë që parandalojnë plakjen e lëkurës. Çuditërisht, kjo pije alkoolike ka edhe një tjetër benefit, rrit aftësinë e lëkurës për vetë-riparim, duke e forcuar atë dhe duke zvogëluar rrudhat e vogla.
Provoni këtë maskë: 1 lugë gjelle birrë, një të bardhë veze dhe 3 pika vaj bajame. Aplikojeni për një lëkurë më të pastër duke e mbajtur atë 10 minuta.
3. Ju ndihmon të flini më mirë
Lulja “hop” duke qënë një nga përbërësit kyç të birrës, është një mjet efektiv për pagjumësinë. Provoni të lani këllëfët e jastekëve tuaj me një sasi të barabartë të ujit dhe të birrës. Ajo do të mbajë aromën e lules “hop” dhe do t’ju ndihmojë të flini më shpejt.
4. Trajton këmbët e lodhura
Mbushni një tas me birrë të ftohtë dhe mbani këmbët tuaja brenda tij për disa minuta. Efekti plot gjallëri i birrës do t’ju ndihmojë këmbët tuaja të jenë të relaksuara gjatë gjithë ditës.
5. Zhduk qelizat e vdekura të lëkurës
Përveçse ndihmon tonifikimin e lëkurës tuaj, birra gjithashtu ndihmon edhe duke hequr qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Si rezultat, lëkura juaj do të shkëlqejë.
Merrni një grusht dredhëza dhe disa lugë gjelle birrë, trazojini bashkë derisa të përfitoni një masë në formë paste. Më pas lyejeni lëkurën me të dhe do të përfitoni një stimulim të lindjes së qelizave të reja.
6. Mund ta përdorim për të marinuar mishin
Birra është një mënyrë e shkëlqyer për të zbutur mishin pa ia ndryshuar shijen atij. Vendoseni mishin në një enë ose qese plastike dhe shtoni edhe pak birrë, futeni në frigorifer dhe një ditë më pas, mishi juaj do të jetë i zbutur dhe do të ketë ruajtur aromën e mishit të viçit.
7. Ndihmon mobiliet e drurit të shkëlqejnë
Lageni një copë me birrë të ngrohtë dhe fërkoni pjesën e birrës që dëshironi të pastroni, këshillon revista class. Mobilia juaj do të duket sikur të ishte sërish e re.
8. Ndihmon në largimin e insekteve
Birra ndihmon largimin e insekteve nga ushqimi juaj. Mbushni një gotë me birrë, mbështilleni me pak alumin, shpojini disa vrima, dhe insektet do të futen brenda pa mundur të dalin sërish nga aty.
9. Ndihmon objektet e metalit të shkëlqejnë
Birra ka një nivel shumë të ulët aciditeti dhe është një mënyrë shumë e mirë për të pastruar metalet. Gjithashtu mund ti vendosni objektet brenda në një enë të mbushur me birrë.
10. Ndihmon të zhdukë ndryshkun
Hidhni pak birrë mbi një objekt të ndryshkur, prisni pak dhe përsëriteni sërish këtë veprim.
/Telegrafi/