Site icon Telegrafi

10 gjëra që çdo vajzë duhet të bëjë pas ndarjes!

Nuk ka rëndësi se kush i dha fund një lidhjeje, ndarjet s’janë asnjëherë të këndshme dhe nuk na sjellin ndjesi të mira

Ka disa gjëra që çdo vajzë duhet të bëjë pas ndarjes, për ta mbyllur njëherë e mirë atë kapitull.

1. Zhdukni fotot

Nuk kemi pse t’i digjni apo të shkatërroni kornizat. Thjesht largojini. Fshijini nga telefoni dhe kudo tjetër. Nuk ka kuptim të mbani foto të tij/saj.

2. Pastroni dhomën e gjumit

E kemi fjalën për një shkundje të mirë dhe pastrim me themel, madje jo vetëm të dhomës së gjumit, por gjithë shtëpisë. Mendojeni këtë edhe si një pastrim të çdo energjie jo të mirë që ka mbetur. Një dhomë e pastër është ideale për t’u qetësuar dhe është fiks metaforë “e një fillimi të ri dhe të qartë”.

3. Bëni një listë me këngë frymëzuese

Largohuni nga baladat e dhimbshme dhe krijoni një listë me këngë motivuese dhe të lumtura.

4. Lejoji vetes “një festë trishtimi”

Nuk mund ta detyroni veten të mos ndjeni një emocion të caktuar. Lëshojeni veten, qani dhe thoni gjithçka që keni për të thënë. Çlirohuni!

5. Tani, bëhuni gati për festën e vërtetë

Është koha për festën e shumëpritur: “Jam më në fund single!” Dil, kërce, flirto dhe krijo ca kujtime të lumtura, pa atë!

6. Një ndryshim në flokë

Një prerje e re, një ngjyrë e re flokësh janë ca nga veprimet tipike që vajzat bëjnë pas ndarjes. Gjithsesi, sigurohuni të bëni diçka profesionale dhe jo një ndryshim të çuditshëm, për të cilin do pendoheni dy ditë më vonë.

7. ‘Block’

Nëse jeni në fazën ku ai nuk ju lë rehat me mesazhe apo telefonata, është momenti për opsionin “Block”. Block, kudo!

8. Një udhëtim

Planifikoni një udhëtim me mikeshat e ngushta. Nuk ka pse të jetë udhëtim i gjatë apo i shtrenjtë. Thjesht një arratisje nga aktualja.

9. Falni dhe harroni

Mënyra më e mirë për të ecur përpara është të falni. Kjo s’do të thotë të ktheheni prapë me të, por do të thotë se ju po bëni një paqe më shumë me veten tuaj, sesa me atë.

10. Mos e lejoni veten të mërziteni

Nëse në një moment nuk keni asgjë për të bërë dhe mendja ju shkon te ai, bëni direkt diçka tjetër. Hapni një film ose këndoni një këngë. Mjafton të jetë diçka që e zëvendëson atë nga mendimet tuaja.

Burimi: Vocal, Anabel

Exit mobile version