Site icon Telegrafi

10 arsyet e largimit të Mourinhos

1. Ai nuk e ka pasur mbështetjen e plotë të lojtarëve
Disa lojtarë e kanë mbështetur Mourinhon deri në fund, por disa tjerë (Casillas dhe Ramos) janë përplasur me të dhe ia kanë thënë gjërat në fytyrë.

2. Ai nuk mendon se klubi është pajtuar me kërkesat e tij
Edhe pse Mourinho ka pasur fuqi më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e Real Madridit, për të nuk është e mjaftueshme.

3. Mospajtueshmëria me shtypin
Mou urren të kritikohet dhe ai beson se në Spanjë gazetarët nuk kanë treguar për të respektin që meriton, edhe para ardhjes së tij.

4. Ai nuk mund ta harrojë që u vërshëllye dy herë në Bernabeu
I mësuar të idollizohet nga tifozët e çdo klubi që ka qenë më parë, Mourinho nuk është ndjerë asnjëherë i mbështetur plotësisht nga tifozët në Bernabeu.

5. Ai ndihet i parespektuar dhe keqtrajtuar në Spanjë
Ai gjatë një vizite në shtetin e tij pati thënë “është e vështirë të jesh portugez në Spanjë”. Ai mendon se askush nuk ka treguar respektin që e meriton për arritjet e tij,

6. Familja e tij nuk është përshtatur në Spanjë
Djali i tij ka pasur një përvojë të keqe duke luajtur për ekipin Canillas.

7. Përvoja e keqe e mëparshme kur kishte qëndruar edhe pas përfundimit të sezonit
Ai e përfundoi sezonin e tretë te Chelsea dhe deshi të largohej, por më pas u detyrua të qëndrojë aty, ndërsa në shtator e prishi kontratën me ta dhe u largua.

8. Reali është një klub ku muret kanë sy dhe vesh
Mourinhos i kanë penguar shumë lajmet që kanë rrjedhur nga klubi gjatë tri viteve të fundit.

9. Lodhje të ngjashme me Guardiolan
Mourinho ka vuajtur lodhjen e padurueshme për shkak të stresit konkurrues dhe kërkesave të shumta.

10. Atij i mungon Anglia dhe Liga Premier
Mourinhos filloi t’i mungonte Liga Premier që kur u largua nga Chelsea. Futbolli në Angli është fe, ai është i idollizuar nga vendasit dhe i respektuar nga kundërshtarët. /Telegrafi/ 

Exit mobile version